Therje me thikë në Podujevë, arrestohen dy persona
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Therje me thikë në Podujevë, arrestohen dy persona

RTKlive

Një person është therur me thikë sot rreth orës 14:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dy persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ka sekuestruar dy thika,” ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika