Një person humb jetën në aksident trafiku, 65 aksidente brenda 24 orëve
BKT
Kronika

Një person humb jetën në aksident trafiku, 65 aksidente brenda 24 orëve

Sh.Ç|RTKlive

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka evidentuar një sërë ngjarjesh në fushën e sigurisë rrugore dhe veprimeve operacionale në terren.

Raporti 24-orësh i Policisë së Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 65 aksidente trafiku, prej të cilave një me pasojë fatalitetin, 19 aksidente me persona të lënduar dhe 45 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit të qarkullimit rrugor, njësitë policore kanë shqiptuar gjithsej 2,076 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 21 persona, ndërsa 19 persona janë mbajtur në mbajtje. Nuk është evidentuar asnjë rast i personave në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika