Policia nis hetime për dhunim seksual të një burri nga një burrë
BKT
Kronika

Policia nis hetime për dhunim seksual të një burri nga një burrë

E.H|RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast të dyshuar të dhunimit të një burri nga një burrë tjetër që thuhet se ka ndodhur në vitit 2015. 

Në raportin 24 orësh policer thuhet se  hetimi ka nisur pasi të enjten gjatë intervistës në Prokurori një dëshmitare për një rast penal, ka deklaruar se dyshon që viktima burrë është dhunuar nga një i dyshuar. 

Për vendin ku ka ndodhur rasti Policia ka shënuar emrat e komunave Vushtrri dhe Viti. 

“Më 06.11.2025 dëshmitarja femër kosovare, gjatë intervistës në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar dhe dyshon se në vitin 2015 viktima mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. 


MË SHUME NGA Kronika