Aksident fatal në Prizren, goditet këmbësori nga një polic jashtë detyrës
BKT
Kronika

Aksident fatal në Prizren, goditet këmbësori nga një polic jashtë detyrës

RTKlive

Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor rreth 80-vjeç ka humbur jetën.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. 

Ai ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse dhe eprorët policorë. Viktima është një mashkull i moshuar, i cili deri tani është ende i paidentifikuar.

Sipas Bytyqit, i dyshuari për aksidentin është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë detyrës dhe duke udhëtuar me veturë private. Ai aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit.

"Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore", tha zëdhënësi Bytyqi. 


MË SHUME NGA Kronika