Tentim vrasje në Novobërdë, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Tentim vrasje në Novobërdë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje në komunën e Novobërdës.

Sipas raportit policor, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës, dhe më pas e ka goditur atë me kondak të armës.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që, dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës mashkull e me pas e ka goditur me kondak të armës”, thuhet në raportin e Policisë

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Arma e përdorur është gjetur në veturën e të dyshuarit.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika