Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që me veturë ka goditur një zyrtar policor, pasi që patrulla e kishte ndaluar për kontroll. Rasti ka ndodhur të dielën. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë. 

Sipas njoftimit, zyrtari policor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor. 


MË SHUME NGA Kronika