I mituri që voziste sulmon e kanos policët në Istog
BKT
Foto ilustrim
Kronika

I mituri që voziste sulmon e kanos policët në Istog

Sh.Ç|RTKlive

Policia ka njoftuar se një i mitur në Istog është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt pasi që ka kanosur policët që e kishin ndaluar për kontroll në kohen kur po voziste një veturë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që më veturën nuk i është ndalur zyrtareve policorë dhe pasi është ndaluar i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Sipas policisë, gjatë arrestimit një zyrtar i saj ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit, i kishte penguar zyrtarët policorë.

“Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thekson policia.


MË SHUME NGA Kronika