Kërkohet paraburgim për D.B.,i dyshuar për tentim vrasjeje të djalit të tij
BKT
Kronika

Kërkohet paraburgim për D.B.,i dyshuar për tentim vrasjeje të djalit të tij

RTKlive

Prokuroria në Mitrovicë ka kërkuar paraburgim për një person me inicialet D.B., i dyshuar se muaj më parë tentoi ta vriste të birin dhe posedonte armë pa autorizim.

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë e Mitrovicës ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale D.B., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari D.B., muaj më parë dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

I njëjti është arrestuar ditën e djeshme, datë 14 nëntor, dhe nga arrestimi me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika