10:49 / 22.11.2025
Zjarr në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia
RTKlive
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm është raportuar për një zjarr në hapësirat e parkingjeve të një objekti në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë. Menjëherë pas thirrjes, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për ta lokalizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Lajmin e ka bë të ditur për RTKlive, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Kryeqytetin.
Sipas informacioneve fillestare, nuk ka raportime për persona të lënduar. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te incidenti.
Puna hetimore është në vazhdim dhe pritet të ketë detaje të reja në orët në vijim.























