10:05 / 24.11.2025
Kapen 266 kilogramë eksploziv në Vermicë, arrestohet drejtuesi i furgonit
Një sasi e madhe e materieve plasëse është zbuluar në pikën kufitare të Vermicës, të dielën rreth orës 17:10, gjatë kontrollit të detajuar të një furgoni me targa vendore.
Policia ndaloi automjetin që drejtohej nga një shtetas kosovar dhe gjatë inspektimit u gjetën dhe konfiskuan 266.58 kg eksploziv, disa detonatorë elektrikë, fitila emulex (800 g), 20 fitila tjerë,6 tuba me tela elektrikë.
Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë është informuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.
Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “ Import apo shitje e paautorizuar e materialeve plasëse”.























