Disa raste të dhunës në familje të raportuara në Kosovë
E.H|RTKlive
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit gjatë datës 26 nëntor 2025.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, duke i kërkuar para dhe duke tentuar ta sulmojë atë. Pas njoftimit të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka arrestuar një burrë në Obiliq i cili, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata, ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe fyese dhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij. Pas intervistimeve, rasti është proceduar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.
Në Gjakovë një grua ka raportuar se është keqtrajtuar nga i fejuari i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Mitrovicën e Veriut njësia policore ka hasur një grua që ka deklaruar se bashkëjetuesi i saj, në gjendje të dehur, e kishte ofenduar. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.























