13:44 / 28.11.2025
Prishtinë, arrestohet i dyshuari që u shiste të miturve mjete të rrezikshme
RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të dyshuar për shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek persona të mitur.
Arrestimi është kryer pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor “Qendra”, e cila kishte identifikuar aktivitetet e dyshuara të personit në fjalë. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Ai është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.























