Mbi 4 vjet burg për të pandehurin nga Gjakova për tentim vrasje
BKT
Kronika

Mbi 4 vjet burg për të pandehurin nga Gjakova për tentim vrasje

M.P. / RTKlive

Me 4 vjet e 6 muaj burg është dënuar i pandehuri P.B. nga Gjykata Themelore në Gjakovë, i cili akuzohet për tentim vrasje.

“I pandehuri akuzohet se më datë 20 dhjetor 2024, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Diaspora’ në Brekoc – Gjakovë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje pronësore të vazhdueshme, ka tentuar me dashje ta privojë nga jeta të dëmtuarin Gj.B. Gjatë një bisede pranë rrethojës së oborrit, pas një fjalosjeje, i pandehuri ka nxjerrë pistoletën dhe ndërsa i dëmtuari po largohej me vrap, ka shtënë nga një distancë rreth 3 metrash, duke e goditur në pjesën e poshtme të shpinës. Si pasojë, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetën, për të cilat ka qenë i nevojshëm operimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ankesat për rastin janë të pranueshme në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.


MË SHUME NGA Kronika