Vushtrri, arrestohet hajni që vodhi naftën nga gjeneratori
BKT
Kronika

Vushtrri, arrestohet hajni që vodhi naftën nga gjeneratori

RTKlive

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, pasi hetuesit policorë arritën ta identifikojnë atë pas veprimeve të vazhdueshme operative dhe hetimore.

Sipas informacioneve të siguruara nga hetimet, dyshohet se gjatë muajit nëntor i dyshuari, në dy raste të ndara, kishte vjedhur sasi nafte nga gjeneratori i viktimës.

Personi i ndaluar është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se hetimet për rastin vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika