Dogana ndalon automjetin me tekstile të padeklaruara
RTKlive
Gatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.
Dogana njoftoj se gjatë verifikimit, në bagazhin e mjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
"Pas konfirmimit të dyshimeve, mallrat janë sekuestruar dhe do të mbahen të ndaluara deri në përfundimin e procedurave ligjore. Ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka ritheksuar angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke theksuar se këto veprime janë thelbësore për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të ndershëm e të ligjshëm.























