Arrestohet një person për prezantim të rremë të dokumentacionit
BKT
Kronika

Arrestohet një person për prezantim të rremë të dokumentacionit

M.M./ RTKlive

Një person është arrestuar në terminalit doganor në ANP Adem Jashari, në dyshimin për prezantim të rremë të dokumentacionit.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollimit të rregullt para terminalit ANP Adem Jashari, një veturë me targa civile ishte prezantuar si veturë zyrtare dhe i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i mjetit kishte prezantuar po ashtu dokumente zyrtare.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura është pronë e një kompanie, ku me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj të njëjtit është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika