E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim
BKT
Foto: ilustrim
Kronika

E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim

RTKlive

Një grua kosovare ka denoncuar në polici një mashtrim që dyshohet se i është bërë djalit të saj. Sipas kallëzimit, i dyshuari kishte bindur të riun që të tërhiqte 1485 euro nga banka, me arsyetimin se do t’ia dorëzonte atij për një “punë urgjente”.

Pasi familja kuptoi se ishte mashtruar, u paraqit në stacionin policor për të njoftuar autoritetet. Policia ka vepruar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


MË SHUME NGA Kronika