Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

RTKlive

Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes, në rrugën “Ismet Jashari”, në Prishtinë.

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Ismet Jashari”, është raportuar se një femër kosovare është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas autoriteteve, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të sqaruar rrethanat e vdekjes.


MË SHUME NGA Kronika