10:59 / 18.12.2025
Hetim i vdekjes në Junik: dy të moshuara gjenden pa vetëdije në një shtëpi
RTKlive
Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së martës në Junik, ku dy femra të moshuara janë gjetur pa vetëdije brenda një shtëpie.
Sipas njoftimit zyrtar, pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se njëra nga viktimat ishte pa shenja jete. Femra tjetër, në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kompetent. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.























