Dogana zbulon mbi 10 mijë euro në çorapet e një udhëtari në aeroport
BKT
Kronika

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro në çorapet e një udhëtari në aeroport

K. K. / RTKlive

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në arritje, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij.

Dogana tha se gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8,000 funta britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete.

“Në total, shuma e gjetur ishte 9,300 funta britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro”, thotë Dogana e Kosovës.

Dogana ka njoftuar se në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm.


MË SHUME NGA Kronika