Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
BKT
Kronika

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri

M.P. / RTKlive

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturash në Vushtrri, përkatësisht në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur sot, konfirmon për RTKlive zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. 

"Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 11;00 në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë  segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë dy vetura,  ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar tre  persona", thuhet në konfirmim.


MË SHUME NGA Kronika