Digjet një objekt pranë stadiumit në Prishtinë
E.H|RTKlive
(E plotësuar, ora 13:50) Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana tha për RTKlive se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
"Rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen", tha ai.
Digjet një objekt pranë stadiumit, zjarrfikësit në vendngjarje
Një objekt banimi është përfshirë nga flakët në zonën afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha për RTKLive se zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.























