Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari

V.S|RTKlive

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë pasi i njëjti kishte kanosur zyrtarin policor i cili muaj më parë i kishte konfiskuar patentë shoferin për kundërvajtje në komunikacion.

Policia thotë se  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar, i cili muaj me parë i kishte konfiskuar patentë shoferin për kundërvajtje në komunikacion. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë


MË SHUME NGA Kronika