Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë
E.Hoti/RTKlive
Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka nisur hetimet pas plagosjes së një personi sot në Pejë.
Zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për RTKlive se me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i Krimeve të Rënda bashkë me policinë dhe njësitë tjera relevante se bashku me krimtekniken dhe se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë e pastaj është transferuar në QKUK për shkak të natyrës së plagëve, ndërsa personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK, Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka thënë Rugova.























