Përleshje mes tre personave në Klinë, lëndohen dy persona
BKT
Kronika

Përleshje mes tre personave në Klinë, lëndohen dy persona

M.Pasoma / RTKlive

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për RTKlive se incidenti nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje mes tre personave.

“Dy persona dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka deklaruar Gashi.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq personi i tretë i përfshirë është larguar nga vendi i ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika