09:39 / 20.01.2026
Një person nga Klina raportohet i zhdukur, policia nis hetimet
Kimete Kasumi/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga fshati Shtaricë e Klinës është raportuar i zhdukur nga familjarët.
Policia ka bërë me dije se ata kanë deklaruar se nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij.
"Fsh. Shtaric, Klinë 18.01.2026-16:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se viktima mashkull kosovar, ka humbur kontaktin me familjarët e tij dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.























