Policia heton rastin e shitjes së ilaçeve për kafshë si `kurë` për autizëm
BKT
Kronika

Policia heton rastin e shitjes së ilaçeve për kafshë si `kurë` për autizëm

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës është duke e trajtuar një rast ndaj një personi i cili, sipas mediave, u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët mund të shërohen nga autizmi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për RTKlive se rasti është duke u trajtuar nga Policia.

“Mund t’ju konfirmojmë se, në lidhje me rastin për të cilin keni pyetur, ai është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse. Për vazhdimin e hetimeve lidhur me këtë rast do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Hashani.


MË SHUME NGA Kronika