Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës në Restelicë
BKT
Kronika

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës në Restelicë

Emine Hoti/RTKlive

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit njëmujor ndaj të pandehurit F.B., i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë, Masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më 22 shkurt 2026.

Sipas Gjykatës, caktimi i paraburgimit është i nevojshëm për shkak të peshës së rëndë të veprës, mënyrës dhe rrethanave të kryerjes së saj brenda ambientit familjar, si dhe për të siguruar prezencën e të pandehurit gjatë hetimeve.

"Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurit, i dënuar më herët për vepra të ngjashme ku palë e dëmtuar ka qenë pikërisht viktima T.B., si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës penale, ndaj të pandehurit do të urdhërohet ekzaminimi psikiatrik, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktim i paraburgimit është i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në procedurën hetimore e cila është në fazën fillestare", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata ka urdhëruar gjithashtu ekzaminim psikiatrik të të pandehurit, i cili duhet të kryhet nga Instituti i Forenzikës Psikiatrike në QKUK brenda dy javëve, dhe raporti do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

Më tej, vlerësimi i fakteve dhe argumentimi i mëtejshëm i veprës do të bëhet në fazat e ardhshme të procedurës penale.

 


MË SHUME NGA Kronika