Arrestohet shtetasi i Serbisë për kalim ilegal të kufirit
BKT
Kronika

Arrestohet shtetasi i Serbisë për kalim ilegal të kufirit

Emine Hoti/RTKlive

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës.

Policia  ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 08:00, në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit.

“Gjatë patrullimit të rregullt, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.


MË SHUME NGA Kronika