16:56 / 31.01.2026
Të shtëna me armë në Prishtinë, tre të lënduar jo nga arma
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Tre persona janë lënduar sot në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë pas një përleshjeje ku pati edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas Policisë, lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.
"Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 3 persona (lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit). Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor", ka deklaruar Pllana.























