09:46 / 05.02.2026
Arrestohen tre të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Drenas
Emine Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar prova materiale.
“ Janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar para të gatshme, një veturë, një sprej OC, shtëpiza kompjuterike, disa llaptopë, telefona mobil, etj”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.























