Dy të arrestuar për shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Gjilan
BKT
Kronika

Dy të arrestuar për shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Gjilan

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë tre të dyshuar lidhur me plagosjen e të mërkurës pas të shtënave mes dy grupesh në rrugën Gjilan-Kamenicë. 

Policia ka njoftuar se i plagosuri është dërguar në QKUK, ndërsa  njësitet e hetuesisë kanë identifikuar tre persona të dyshuar, ku dy prej tyre janë arrestuar.

“Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar”, thuhet në raportin policor.

Nga ta janë konfiskuar shtatë gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika