Arrestohet personi që sulmoi të atin e tij
BKT
Kronika

Arrestohet personi që sulmoi të atin e tij

Islam Haxhiu / RTK

Në orët e para të mëngjesit së të premtes është arrestuar personi i cili dje sulmoi me sëpatë të atin e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Pejë.

“Personi i dyshuar për një kohë ka qenë në arrati, mirëpo pas autorizimeve të prokurorit të shtetit e në bashkëpunim me policinë e Kosovës në Pejë, pas hetimeve intensive është lokalizuar personi i dyshuar dhe me ç’rast është arrestuar. Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Prokurorja e shtetit është duke e bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ku përveç kësaj kërkese do t'i bashkëngjitet edhe e kaluara kriminale, e cila po ashtu do të shërbejë për caktimin e kësaj mase të paraburgimit”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore por që ndodhet jashtë rrezikut për jetë.


MË SHUME NGA Kronika