Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë
BKT
Kronika

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar, përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobilë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit, nga ky numër, 545 gjoba janë dërguar me postë në adresë të pronarëve të mjeteve.

"Respektimi i rregullave të trafikut – shpëton jetën tuaj!", thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika