Tentoi të korruptojë policin me 5 euro, arrestohet shtetasi i Maqedonisë
BKT
Kronika

Tentoi të korruptojë policin me 5 euro, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

M.Sh/RTKLive

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Vërmicë, ku një shtetas nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pas një tentativi për të korruptuar Policinë e Kosovës.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari ka futur para në vlerë prej 5 eurosh për të “mbyllur sytë” policisë.

Policia e ka arrestuar menjëherë, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se çdo përpjekje për ryshfet, pavarësisht vlerës së shumës, trajtohet seriozisht dhe ndëshkohet sipas ligjit.


MË SHUME NGA Kronika