Dy persona të zhdukur në Kosovë: Njëri në Fushë Kosovë, tjetri në Gjakovë
BKT
Kronika

Dy persona të zhdukur në Kosovë: Njëri në Fushë Kosovë, tjetri në Gjakovë

Emine Hoti/RTKlive

Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar së fundmi në Fushë Kosovë dhe në Gjakovë, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Në Fushë Kosovë, më 10.02.2026, një ankues, shtetas i huaj, ka raportuar se nuk dihet vendndodhja e familjarit të tij, shtetas i huaj. Rasti dyshohet se ka ndodhur më 08.08.2023, ndërsa njësitë relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Ndërkaq, në Gjakovë, është raportuar se një grua, e cila ishte larguar nga shtëpia më 08.01.2026 rreth orës 07:30, nuk është kthyer më. Rasti është denoncuar më 10.02.2026 dhe po trajtohet nga organet e rendit.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy rastet janë në vazhdim.


MË SHUME NGA Kronika