15:14 / 13.02.2026
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë
M.Shefkiu/RTKLive
Policia e Kosovës nga Stacioni në Fushë Kosovë ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, e cila kishte ndodhur më 5 shkurt 2026, në rrugën “Çajupi”, në një market lokal.
Sipas policisë, i dyshuari ka ushtruar kërcënim me armë të ftohtë (thikë) dhe ka grabitur një shumë parash.
Hetuesit policorë, pas veprimeve operative dhe hetimore, arritën të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, B.M., mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët për bashkëpunim në denoncimin e rasteve të ngjashme.























