Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Mitrovicë
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mëngjesit të sotëm në Mitrovicën e Jugut u raportua për dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit.

Siç ka njoftuar policia, njësitë kompetente policore, pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet e  thyera.

Personat e dyshuar (njëri prej tyre i moshës së mitur) janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave të intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, është iniciuar rasti penal: “Vjedhje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.


MË SHUME NGA Kronika