Arrestohet personi i dënuar me 5 vjet burg për dhunim në Prishtinë
BKT
Foto ilustruese
Kronika

Arrestohet personi i dënuar me 5 vjet burg për dhunim në Prishtinë

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar me urdhëresë gjykate, i dënuar me pesë vite burg për veprën penale “Dhunimi”.

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës”, njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë arrestuar sot, më 19.02.2026, personin L.M., i lindur në 2004, i dënuar me pesë vite burg për veprën penale “Dhunimi”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e sundimit të ligjit dhe vazhdon angazhimin për sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik.


MË SHUME NGA Kronika