Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin

Medina Pasoma / RTKlive

Raste të deponimit në periudha të ndryshme të parave të falsifikuara janë raportuar nga një bankë komerciale në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare-përfaqësuese e bankës komerciale, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 18.03.2025 deri tani kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë të përgjithshme 4558 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24-orësh të PK.

Të njëjta janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. 


MË SHUME NGA Kronika