08:41 / 26.02.2026
Zihet në flagrancë duke vjedhur portofolin,arrestohet i dyshuari në Prizren
Medina Pasoma / RTKlive
Është arrestuar një person në Prizren, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur portofolin e një personi në tregun e qytetit.
I dyshuari me shtetësi të Shqipërisë tentoi të vjedhë portofolin që kishte dokumente dhe 75 € para të gatshme.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur vetëm portofolin me dokumente. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























