Aktakuzë për tentim vrasjeje në Pejë
BKT
Kronika

Aktakuzë për tentim vrasjeje në Pejë

Valbona Thaçi / RTKLive

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet B.A., për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2025, në lagjen “Jarina” në Pejë, i pandehuri dyshohet se me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., duke shtënë pesë herë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga tri plagë të shkaktuara nga plumbat.

B.A. akuzohet gjithashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.

Prokuroria vlerëson se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale që i vihen në barrë. Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që ta shpallë fajtor të pandehurin dhe ta dënojë sipas ligjit.


MË SHUME NGA Kronika