Një i arrestuar në Bibaj të Ferizajt për sulm ndaj zyrtarit policor
BKT
Kronika

Një i arrestuar në Bibaj të Ferizajt për sulm ndaj zyrtarit policor

Emine Hoti/RTKlive

Një person është arrestuar në fshatin Bibaj të Ferizajt pasi dyshohet se ka penguar dhe lënduar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit në raportin policor, i dyshuari nuk i është ndalur urdhrit të zyrtarit policor dhe gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka lënduar policin.

 Si pasojë e lëndimeve, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika