18:47 / 10.03.2026
Lëndohen dy persona në një rrahje në Pejë, arrestohen katër persona
Medina Pasoma / RTKlive
Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për RTKlive se nga ky incident janë arrestuar katër persona.
“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante ka dalur në vendin e ngjarjes, derisa kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast”, tha Gashi.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes u gjet mjet i mprehtë.























