Vrasje në Gjakovë, i dyshuari është në arrati
Emine Hoti/RTKlive
(E plotësuar) Një person është vrarë sot në Gjakovë, ndërsa i dyshuari për rastin është shpallur në kërkim nga autoritetet. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se rasti është raportuar gjatë ditës së sotme, më 16 mars 2026. Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria ka bërë të ditur se është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, i dyshuari tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim, ndërsa në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po ndërmerren të gjitha veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë mbledhjen e provave dhe hetimet lidhur me këtë rast.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.
Një i vdekur dhe një i plagosur pas të shtënave në Gjakovë
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë, Shermet Elezaj.
“Sot rreth orës 05:30, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku dy persona meshkuj të moshës madhore janë qëlluar.Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë që është konstatuar nga ekipi mjekësor. Ndërkaq, personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Ai ka thënë se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili gjithashtu ka dalë në vendngjarje.
Aktualisht, autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërsa Prokuroria në Gjakovë ka bërë të ditur se është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Dren Domi, rasti është iniciuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati.
“Është iniciuar rast për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, deklaroi Domi.























