09:19 / 16.03.2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, nisin hetimet
Emine Hoti/RTKlive
Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë, duke bërë që autoritetet të nisin hetime për të sqaruar rrethanat e rastit.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti është raportuar më 15 mars 2026 rreth orës 19:13, kur një person është gjetur pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thuhet në raportin policor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.























