Policia shpall në kërkim katër persona, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve
BKT
Kronika

Policia shpall në kërkim katër persona, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Naser Mekolli /RTKlive

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e katër personave të dyshuar për disa vepra penale.

Në njoftimin e publikuar bëhet e ditur se, bazuar në autorizimin e Prokuroria Themelore në Prizren, katër të dyshuarit, fotot e të cilëve janë publikuar, janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ata dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Fajdeja” sipas nenit 331, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” sipas nenit 193 dhe “Detyrimi” sipas nenit 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia ka bërë thirrje që çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tyre të raportohet, duke garantuar konfidencialitet të plotë për qytetarët.

Të dhënat mund të dërgohen përmes emailit zyrtar [email protected]  , si dhe në numrat emergjentë 192 ose 0800 19999.

 


MË SHUME NGA Kronika