Katër të dënuar transferohen në Kosovë nga vende të ndryshme
BKT
Kronika

Katër të dënuar transferohen në Kosovë nga vende të ndryshme

Naser Mekolli /RTKlive

Policia e Kosovës ka realizuar transferimin e një të dënuari nga Italia për në Kosovë dhe tri ekstradime nga vende të ndryshme drejt Kosovës.

Sipas njoftimit, i dënuari pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 16 vjet e 4 muaj burgim, pasi një pjesë të dënimit e kishtevuajtur në shtetin italian.

Tre të tjerë janë ekstraduar nga Shqipëria dhe Gjermania me urdhër arreste ndërkombëtare. Transferimi dhe ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere ndërkombëtare.

 


MË SHUME NGA Kronika