Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit
BKT
Kronika

Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit

B.Halimi|RTKlive

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka regjistruar dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit në Jarinje.

Gjatë patrullimit në rrugën Bistricë-Sharpell në Jarinje, më 21 mars në orën 04:40, Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilin gjendeshin dy persona të dyshuar meshkuj, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi–Republikë e Kosovës. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rast tjetër ka ndodhur në Sharpell të Leposaviqit, më 21 mars në orën 15:40. Policia ka ndaluar një person të dyshuar mashkull nën dyshimin se kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi–Republikë e Kosovës këmbë. Pas hyrjes në Kosovë, i dyshuari përdori një automjet që transportonte një pajisje bujqësore me dokumente të rregullta. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika