Goditet për vdekje këmbësori 81-vjeçar në Prizren
BKT
Kronika

Goditet për vdekje këmbësori 81-vjeçar në Prizren

Sh.Çoçaj/RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në magjistralen Prizren–Gjakovë, në Piranë të Prizrenit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

“Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. 

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është ndaluar për procedura të mëtejme.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka theksuar ai.

Policia po vazhdon hetimet për rastin.


MË SHUME NGA Kronika